Popullsia në krizë, tkurrja për shkak të emigracionit dhe uljes së lindshmërisë

Popullsia e Shqipërisë është tkurrur ndjeshëm në vite, çka është një lajm të keq për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare. Sipas INSTAT-it, në vitin 1989, popullsia e Shqipërisë vlerësohej në 3.2 milionë banorë. Ajo ka pësuar rënie të vazhdueshme, për të kulmuar në minimumin e 2.8 milionë banorëve këtë vit.

Fatkeqësisht edhe parashikimet për të ardhmen janë negative. Sipas projeksioneve të Institutit të Statistikave, popullsia shqiptare do të tkurret më tej, duke zbritur në 2.1 milionë pas 40 vitesh.

Por nga se ka ardhur tkurrja e popullsisë? Faktorët janë disa, ku kryesorët janë emigrimi dhe ulja e lindshmërisë.

“Një pjesë e madhe largohen se nuk shesin prodhimet e tyre. Migrimi i brendshëm vazhdon, por për mua problemi është emigrimi jashtë vendit”, shprehet tha Ines Nurja, ish-drejtoreshë e INSTAT.

Por emigracioni dhe ulja e lindshmërisë ka çuar edhe në një tjetër problem shqetësues për Shqipërinë, që është rritja e moshës mesatare. Të dhënat tregojnë se mosha mesatare në vendin tonë vlerësohet në 35 vjeç nga 24 vjeç që ka qenë në vitin 1989.

Projeksionet që bëjnë institucionet zyrtare mbeten shqetësuese dhe flasin për tkurrje dhe plakje të mëtejshme të popullsisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2