Portieri më i paguar në botë dhuron 200 mije euro për të prekurit nga stuhia

Një portier i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri në botë dhe një njeri me zemër të madhe jashtë fushe. David de Gea ka dhuruar 200 mijë paund për personat e prekur nga stuhia që goditi Spanjën kohët e fundit.

Stuhia që goditi provincat e Alicante dhe Murcia-s, përveç dëmeve të mëdha, i mori jetën edhe 7 personave.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryqi i Kuq Spanjoll. “200 mijë euro për t’i mbështetur njerëzit nga përmbytja në Alicante dhe Murcia. David De Gea, faleminderit për solidaritetin”, shkruhej në postimin në Twitter. Portieri i Manchester United ka lindur në Madrid, por babai i tij është me origjinë nga Redovan në Alicante.

Vetëm 3 ditë më parë, De Gea u bë portieri më i paguar në botë me nënshkrimin e kontratës së re me “Djajtë e Kuq”. Ai e zgjatoi kontratën me skuadrën angleze deri në vitin 2023 dhe do të përfitojë prej saj 15 milionë euro në sezon, të paktën sipas mediave britanike.

Shkarkoni aplikacionin e A2