“Prova” e Adrian Pacit, rrëfimi i artistit dhe njeriut në tranzicion të vazhdueshëm – A2

“Prova” e Adrian Pacit, rrëfimi i artistit dhe njeriut në tranzicion të vazhdueshëm

KR ADRIAN PACI NE GALERI frame 681 1100x620
Video

Ai është përpjekur të reflektojë që me shkrimet e para. Nga fletorja e bukurshkrimit të Adrian Pacit, nuk gjejmë artistin që është sot. Ai reflekton. Ai nuk është më fëmija që e ka xhaxhi Enverin xhan.

“Bukurshkrimi është një gjurmë që unë marr nga viti 1974, por është një punë për të cilën unë reflektoj sot”, thotë artisti Adrian Paci.

Ai është artisti që iku larg, piktorit që u krijua në akademinë shqiptare, që doli jashtë kornizave të tablosë së realizmit socialist dhe sot tregon përmes tranzicionit të tij edhe kapitalizmin.

“Unë jam piktor brenda modeleve të realizimit socialist dhe dëshira ime kur isha në shkollë ishte tí shkëputesha sa më shumë këtyre modeleve”, shprehet artisti.

Ekspozita e pagëzuar “prova” çelet mbrëmjen e kësaj të hëne në galerinë kombëtare të arteve për t’iu rrëfyer përmes syve, riteve dhe punë, jetën në kohë dhe hapësirat që na tejkalojnë.