Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rasti Tahiri, Bardhi: Rama punoi dy vite për t’i shmangur burgun

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 16:08 | Politikë
Rasti Tahiri, Bardhi: Rama punoi dy vite për t’i shmangur burgun

Për Partinë Demokratike vendimi i një ditë më parë për Saimir Tahirin është hartuar nga Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, renditi veprimet me të cilat Kryeministri, për 2 vite rresht, shmangu burgun për ish-të besuarin e tij.

“Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës. Saimir Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij. Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën. 

Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij 2-vjeccare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg.

Në dy vjet Edi Rama ka bërë veprime konkrete në këtë drejtim.

1.     Nuk lejoi prokurorinë të arrestonte që në fillim Saimir Tahirin, duke mos i hequr imunitetin në parlament dhe duke i dhënë mundësi atij të prishë provat.

2.     Shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe, nëpërmjet Arta Markut, largoi prokurorët e dosjes Tahiri.

3.     Ekstradoi në mënyrë të paligjshme financierin e bandës së Habiljave, duke i mbyllur gojën për paratë që banda kishte shpërndarë tek pushteti.

4.     Mbylli çështjen e Orest Sotës, mikut të Saimir Tahirit, në makinë e të cilit u gjetën 863 mijë euro në të njëjtën kohë, kur prokuroria bëri kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit. 5. Ushtrojë presion mbi gjykatën për të mos dënuar dhe burgosur Saimir Tahirin, pas kërcënimit që ky i fundit i bëri me dosjet e korrupsionit dhe lidhjes me krimin”, tha Bardhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë