Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Riparohet defekti i rëndë në Bovillë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 22:28 | Aktualitet
Riparohet defekti i rëndë në Bovillë

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka riparuar pas 24 orësh defektin në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiant.

Ky defekt solli probleme në furnizimin me ujë për disa zona në kryeqytet, për qendrën e qytetit në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Për riparimin e defektit ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Veliaj, i cili falënderon punonjësit, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga punimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë