Spanja “blen” Ansu Fatin

Ansu Fati mund të luajë me kombëtaren spanjolle të futbollit.

Mesditën e së premtes, sulmuesi 16-vjeçar i Barcelonës nga Guinea Bissau mori nënshtetësinë spanjolle nga Këshilli i Ministrave dhe mund të luajë me U-17 në Botërorin që do të nisë muajin e ardhshëm në Brazil.

Adoleshenti ka refuzuar kështu Guinea Bissaun dhe Portugalinë.

Por, ky lajm i mirë për Spanjën do të thotë se Barcelona do ta humbasë për një muaj Ansu Fatin dhe nuk do ta ketë as për Klasiken kundër Realit.

Futbollisti është zbulimi më i madh i Evropës këtë sezon, pasi me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme ka bërë që Barcelona të mos vuajë edhe aq shumë mungesën e Messit.

Shkarkoni aplikacionin e A2