Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sulmet ndaj rafinerive të naftës, SHBA sanksione ndaj Bankës Qendore të Iranit

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 17:44 | Bota
Sulmet ndaj rafinerive të naftës, SHBA sanksione ndaj Bankës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit për aktet e tyre të agresionit në Lindjen e Mesme. Në serinë e fundit të këtyre sanksioneve është prekur dhe Banka Qëndrore e Iranit. Marrja e këtyre masave u njoftua nga vetë presidenti Donald Trump pa dhënë sqarime të mëtejshme për arsyet.

Sipas sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, Banka Qendore e Iranit është burimi i fundit I financimeve të Teheranit. I pyetur nga gazetarët për ndonjë përgjigje ushtarake ndaj akteve të agresionit të Iranit, presidenti Trump u përgjigj se të gjitha alternativat janë në tavolinë, madje dhe ndonjë ndërhyrje ushtarake e mundshme.

Sanksionet e fundit vijnë një javë pas sulmeve me dronë ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, për të cilat shumë zyrtarë të lartë amerikanë akuzojnë Iranin. Nga ana tjetër, Teherani zyrtar mohon të jetë i përfshirë në këto sulme që tronditën tregjet globale të naftës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë