Tabaku: Rasti Tahiri, ditë e zezë për drejtësinë

Jorida Tabaku, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se “rasti Tahiri ishte një “shoë” i madh dhe një ditë e zezë për drejtësinë”.

“Ky ishte një hap pas në procesin e integrimit pasi u tregua që edhe pse me një sistem drejtësie të reformuar, nuk merren vendime të drejta. Akuzat e ngritura nga prokuroria u rrëzuan dhe Tahiri u dënua për një akuzë që nuk ishte ngritur nga prokuroria. Kjo është absurditet”, tha Tabaku në studion e Ditari në A2.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe ftesën e OSBE-së për një tryezë ku të ulen të gjitha partitë, Tabaku tha: “Gjiknuri nuk duhet të ishte në atë pozicion (bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore). Është një nga personat e përfshirë në shitblerjen e votës. Vullneti politik kërkon që këto persona të shkojnë përpara drejtësisë. E rëndësishme në këtë proces është që PD-ja, pavarësisht krizës së rëndë ku ndodhet vendi, nuk ka hequr dorë nga rruga e integrimit evropian. Këto vite kemi pasur hapa pas, mungesë në plotësim kriteresh, por unë theksoj angazhimin e PD-së për të lobuar pro sa herë që na jepet rasti.
Basha e bëri shumë të qartë, për të zgjidhur krizën kërkohet më shumë, kërkohet vullnet politik. Reforma Zgjedhore është e rëndësishme, por problem mbetet vullneti politik. U bëj thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë sa nuk është vonë. Të reagojnë pse dosja 184 shkoi në Dibër, pse prokuroria i uli rëndësinë dosjes së Emiljano Shullazit… T’i themi gjërat ashtu siç janë”.

Në fund, Tabaku theksoi se Partia Demokratike do të vijojë me denoncimin e koncesioneve.

“Koncesionet janë afera korruptive gjigante dhe do të vazhdojmë t’i denoncojmë ato dhe t’i bëjmë thirrje prokurorisë, pavarësisht se thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër”, u shpreh Tabaku.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Kushtet ishin 5 u bënë 9 pasi vendi po bën mbrapa
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Dy kushte të Bundestagut kanë të bëjnë me arrestimin e blerësve të votave
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ka një përpjekje për ta shitur të sotme si një përplasje mes BE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Vendi po sundohet shumë larg standardeve evropiane
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Franca e ndjen përditë problemin e azilkërkuesve shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Numri i atyre që kërkojnë azil në raport me popullsinë më i larti
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Shumë gjëra nuk kanë gjetur pasqyrim në raportet e KE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Në vend të plotësonim e Bundestagut, putheshim me Mogherinin
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Nuk hapen negociatat me propagandë, por me të vërteta
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Bundestagu tani e njeh gjendjen reale në Shqipëri shumë mirë
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Macron kërkon të verifikojë të vërtetat e Ballkanit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Nuk shkohet në Evropë me Toyota Yaris
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Franca është e francezëve, jo e 5 oligarkëve
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: 20% e shqiptarëve ushqehen me lista
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: 70% e shqiptarëve i shpenzojnë të ardhurat për bukë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Do bashkojmë shqiptarët për ndryshimin që ata meritojnë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Fajin e kanë të gjithë vetëm Edi Rama nuk ka faj
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen