Tahiri shtyn reagimin: Shihemi nesër në Facebook

Saimir Tahiri ka shtyrë me një ditë reagimin që premtoi se do të bënte të nesërmen, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta shpallur fajtor vetëm për shpërdorim detyre, duke hedhur poshtë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine dhe grup të strukturuar kriminal.

“Nesër në 11:30 shihemi live këtu, për të shpjeguar të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë”, shkruan Tahiri në një postim në Facebook.

Një ditë më parë, ai shprehur habinë për vendimin e dhënë nga Gjykata, duke thënë se pasi u akuzua për dy vite si trafikant droge, iu tha që nuk ishte i tillë.

Shkarkoni aplikacionin e A2