Tifozët e armatosur arrestohen jashtë stadiumit, do përlesheshin me grupin kundërshtar

Skena të pabesueshme u filmuan jashtë një stadiumi në Argjentinë, ku policët u përleshën me një grup tifozësh të River Plate. Gazeta argjentinase “Todo Noticias” raportoi se autoritetet arrestuan në total 86 tifozë, 51 prej tyre pjesë të grupimit ultras “Budge”. Një tjetër tifoz kalimtar u qëllua me plumb gome në këmbë ndërsa po përpiqej të hynte në stadium.

Efektivët konfiskuan një pushkë kalibër 44, dy pistoleta dhe disa armë të ftohta si dhe shishe me alkool. Mes të arrestuarve ishin edhe 25 tifozë të River të cilët ishin të përjashtuar nga aktivitetet sportive. Por edhe pse ndeshja zhvillohen në “Néstor Díaz Pérez” të skuadrës Lanus, Policia tha se grupi i huliganëve po kërkonte të përleshej me një tjetër grup tifozësh të River Plate, të quajtur “West Band”.

Dhuna në stadiumet argjentinase ka sjellë përjashtimin nga stadiumet të 433 tifozëve të River Plate që prej janarit të ktij viti, pas skenave të frikshme në ndeshjen finale të Kupës Libertadores kundër Boca Juniors, në vitin 2018. Në atë kohë, për të shmangur përsëritjen e incidenteve, finalja u transferua nga “Bombonera” në “Santiago Bernabeu”, në Madrid.

Shkarkoni aplikacionin e A2