Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vendimi për Saimir Tahirin, BE reagon për A2

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 18:09 | Politikë
Vendimi për Saimir Tahirin, BE reagon për A2

Bashkimi Evropian ka reaguar në A2 në lidhje me vendimin e marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua një ditë më parë me 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre.

https://a2news.com/2019/09/20/vendimi-per-tahirin-ambasada-e-shba-denim-shkurajues-duke-pasur-parasysh-akuzat/

Përmes zëdhënëses së saj BE, bën me dije se është vënë në dijeni të këtij vendimi për ish ministrin Tahiri, por nuk e komenton vendimin e Gjykatës pasi çështja mund të shkojë në Apel.

“Bashkimi Evropian është vënë në dijeni për vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë në shkallën e parë për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e dënuar atë për shpërdorim detyre. Ne nuk i komentojmë vendimin e marrë për çështjen të veçanta, pasi BE e respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Detajet dhe arsyet e këtij vendimi ende nuk janë bërë publike dhe procesi gjyqësor ende vazhdon dhe është subjekt i apelit”, shkruhet në reagimin e BE për A2.

https://a2news.com/2019/09/20/ambasadori-britanik-reagon-pas-vendimit-per-saimir-tahirin/

Ish ministri Saimir Tahiri u dënua mbrëmjen e së enjte me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove për 3 vjet. Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat “trafik ndërkombëtar droge”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu