Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA: Dënim shkurajues duke pasur parasysh akuzat

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 14:54 | Politikë
Vendimi për Tahirin, Ambasada e SHBA: Dënim shkurajues duke pasur

Ambasada e Shteteve të Bahskuara të Amerikës ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të shpallur fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre.

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Deklarata e Ambasadës së SHBA
https://a2news.com/2019/09/20/tahiri-soreca-duhet-te-shoh-te-plote-vendimin/
https://a2news.com/2019/09/20/pse-ra-akuza-per-tahirin-gjykata-marredhenia-me-ish-ministrin-u-krijoi-lehtesi-habilajve/
https://a2news.com/2019/09/20/ambasadori-britanik-reagon-pas-vendimit-per-saimir-tahirin/
https://a2news.com/2019/09/20/vendimi-per-tahirin-mediat-nderkombetare-shuplake-prokurorise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë