Vendimi për Tahirin, Gjoni: U rrëzua miti i “peshqve të mëdhenj”

Edlira Gjoni deklaroi në studion e Ditari në A2 se vendimi që u dha mbrëmjen e djeshme për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vulos faktin që në tetor nuk do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe rrëzon mitin e kapjes së “peshqve të mëdhenj”.

“Do të doja që ky gjykim të mos ishte bërë fare sesa u bë në këtë mënyrë sepse dërgon një sinjal jashtëzakonisht të keq, në një moment që gjithë ky mjedis është mbarsur dhe pret rezultate të jashtëzakonshme nga Reforma në Drejtësi dhe ne marrim një vendim të tillë që bie ndesh me të tëra pritshmëritë e publikut. Së pari, nuk ka më negociata në tetor. Ky ishte një kryq i madh që ushqen JO-në; Së dyti, u rrëzua miti i peshqve të mëdhenj që do të kapen; Së treti, u konfirmua kapja e shtetit sepse nuk ka mundësi që dikush që ishte ministër i Brendshëm kur gjithë vendi prodhonte drogë, të mos jetë fajtor; Së katërti, ky lajm i hap derën shqiptarëve që të largohen nga vendi sepse këtu nuk merren vendimet e duhura; Së pesti, është dush i akullt për besimin te drejtësia e re”, deklaroi Gjoni.

Sipas opinionistes, Shqipëria është “një vend i kapur dhe sinjali më i mirë ishte vendimi i djeshëm”.

“Mënyra se si u ndëshkua dje Tahiri ndikon në retorikën politike që do të kemi në vijim, që të hiqet vëmendja nga ajo që ndodhi, pasi për mua tani SPAK dhe Reforma në Drejtësi u zeruan. Reforma Zgjedhore për mua është një farsë edhe më e madhe pasi nuk do të sjellë asnjë lloj produkti që të përfaqësojë shqiptarët në Parlament”, theksoi Gjoni.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Kushtet ishin 5 u bënë 9 pasi vendi po bën mbrapa
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Dy kushte të Bundestagut kanë të bëjnë me arrestimin e blerësve të votave
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ka një përpjekje për ta shitur të sotme si një përplasje mes BE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Vendi po sundohet shumë larg standardeve evropiane
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Franca e ndjen përditë problemin e azilkërkuesve shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Numri i atyre që kërkojnë azil në raport me popullsinë më i larti
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Shumë gjëra nuk kanë gjetur pasqyrim në raportet e KE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Në vend të plotësonim e Bundestagut, putheshim me Mogherinin
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Nuk hapen negociatat me propagandë, por me të vërteta
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Bundestagu tani e njeh gjendjen reale në Shqipëri shumë mirë
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Macron kërkon të verifikojë të vërtetat e Ballkanit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Nuk shkohet në Evropë me Toyota Yaris
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Franca është e francezëve, jo e 5 oligarkëve
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: 20% e shqiptarëve ushqehen me lista
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: 70% e shqiptarëve i shpenzojnë të ardhurat për bukë