Vendimi për Tahirin, mediat ndërkombëtare: Shuplakë Prokurorisë

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Agjencia prestigjioze e lajmeve, “Reuters”, shkruan se ky zhvillim vjen vetëm një muaj përpara vendimit të shteteve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit. Një ndër kërkesat kryesore të Brukselit për Shqipërinë është ashpërsimi i luftës ndaj korrupsionit, thekson kjo media.

Vendimin për Tahirin, “Zëri i Amerikës”, e konsideron si një “fitore të Pirros” dhe një shuplakë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Pas gati një vit e gjysmë hetimesh, nuk mundi, sipas vlerësimit të vetë gjykatës, të mbështeste në prova akuzat e rënda që ajo ngriti ndaj zotit Tahiri”, shkruan “VOA”.

Vendimi për ish-deputetin socialist është pasqyruar edhe nga “Associated Press”, “Ansa” e media të tjera ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2