30 persona në Spitalin e Traumës pas tërmetit – A2

30 persona në Spitalin e Traumës pas tërmetit

WhatsApp Image 2019 09 21 at 16.29.52 1100x620

30 persona raportohet t’i jenë drejtuar spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore si pasojë e tërmetit që goditi vendin.

Raportohet se personat e paraqitur me plagë në spital janë lënduar si pasojë e panikut që i ka kapur dhe tentativës për t’u larguar nga banesat në momentin e lëkundjeve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur rëndë nga tërmeti.