Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Drejtësia jo e plotë, reagimi “dekurajues” i SHBA dhe rikthimi në politikë, “të vërtetat” e Tahirit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 11:46 | Politikë
Drejtësia jo e plotë, reagimi “dekurajues” i SHBA dhe

Dy ditë pas shpalljes fajtor për shpërdorim detyre dhe rrëzimit të akuzave për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha në një dalje për mediat se ai heshti për dy vite përballë akuzave, për të respektuar drejtësinë.

“Mund të kisha qëndruar edhe unë në Parlament, siç kanë bërë të gjithë të tjerët para meje, pa përjashtim. Por e lashë mandatin vullnetarisht”, tha Tahiri.  “Por unë qëndrova të përballesha me akuzat si njeri i thjeshtë, përballë të gjithë atyre që ishin kundër meje që nga dita e parë në politikë. Sepse burri njihet nga armiqtë që ka”.

“Më akuzuan pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, për trafik droge, më akuzuan se fitoja 5 milionë euro në muaj. Se harxhoja 20 milionë euro për fushatë. Fati im ishte se Gjykata italiane hetoi dhe gjykoi, duke thënë se Tahiri nuk ka lidhje me akuzat. Edhe Gjykata shqiptare tha se nuk kam lidhje me akuzat e trafikut të drogës, grupin kriminal”, shtoi ish-ministri.

https://a2news.com/2019/09/20/vendimi-per-saimir-tahirin-be-reagon-per-a2/

“Ky ishte një gjysmë lajmi mirë, nuk është drejtësi e plotë. Beteja për të vërtetën time ka plot rrugë përpara. Me aq sa dëgjova në sallë u shpalla fajtor për shpërdorim detyre sepse ca kushërinj të mi kishin përmendur emrin tim dhe sepse nuk kisha luftuar kanabisin aq sa duhet si ministër i Brendshëm. Pres të lexoj vendimin e zbardhur, për të parë se cilin ligj kam shkelur”, shtoi Tahiri. “Por do ta ankimoj sapo të zbardhet. Drejtësinë e kam pritur dy vjet dhe ende nuk është bërë siç duhet. Po aq sa rezultati i kësaj beteje, më intereson edhe mënyra se si arrihet ajo. Do të vazhdoj këtë betejë, në këtë vend që duket sikur përfiton më shumë servili që i përkulet shefit deri tek këpucët”.

"Unë e di se kë kam rrotull"

Pasuesi i Tahirit në postin e ministrit të Brendshëm, kishte pëlqyer reagimin në Twitter të ambasadorit britanik i cili e quante mungesën e dënimit për akuza më të rënda ngre dyshime. “Nuk dua të komentoj sepse është ekip tjetër ai që merret me “likes” dhe “shares”. Por e di shumë mirë se kë kam rrotull”, tha Tahiri.

I pyetur nëse në fjalët e tij në Gjykatë kur tha se “unë jam këtu për një makinë ndërsa të tjerët nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit trafikantë”, e kishte fjalën pikërisht për zotin Xhafaj, Tahiri u përgjigj: “Nuk hyj te njerëzit që thotë një gjë dhe nënkupton diçka tjetër. Po të mendoja ca nga ato që thatë ju, do t’i thosha hapur. Për ca të tjera që mendoj, do të pres ditën”.

"Deklaratat e ambasadave, dekurajuese edhe për mua"

Duke komentuar reagimet e ambasadave, ish-ministri i Brendshëm, tha: “Janë dekurajuese edhe për mua. E theksoj që në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate. Nuk besoj se në Shtetet e Bashkuara ka ndonjë ambasadë që komenton vendimet e gjykatave”.

https://a2news.com/2019/09/20/vendimi-per-tahirin-ambasada-e-shba-denim-shkurajues-duke-pasur-parasysh-akuzat/

Rikthimi në politikë

Saimir Tahiri tha se është ende herët për të folur për një rikthim të tij në politikë, pasi prioriteti i tij mbetet zbardhja e asaj që ai e quajti historinë e jetës së tij. “Rikthimi nuk do të jetë patjetër në Qeveri ose qeverisje. Nuk e kam menduar këtë çështje tani, jam duke u përpjekur t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Se çfarë do të bëj më pas nuk e ka në dorë as partia dhe askush brenda saj”, tha Tahiri.

Ish-kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën tha se nuk ndihet kurban i Reformës në Drejtësi, që votoi po vetë. “Të garantoj se ka pasur dhe ka, në Parlament, jashtë Parlamentit, në Qeveri, jashtë saj, njerëz që janë kurban, edhe pse nuk e kanë parë kurrë derën e burgut. Kam njohur edhe burra që kanë bërë burg që janë të lirë, sepse janë të lirë në mendje”.

Tahiri shtoi se nuk ka marrë asnjë mesazh nga Kryeministri Rama pas dhënies së vendimit. “Drejtësinë po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve, pa parti, pa politikë”, u shpreh ai.

https://a2news.com/2019/09/20/historiku-i-karrieres-politike-te-saimir-tahirit/
https://a2news.com/2019/09/19/dosja-tahiri-shkelqimi-dhe-renia-e-kampionit-te-rames/

A2 CNN Livestream

Dita jonë