Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Florian Marku i pathyeshëm, mposhti Miroslav Serban në Londër

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 00:29 | Sporte të tjera

Florian Marku mbetet i pathyeshëm! Boksieri shqiptari mposhti me pikë rivalin e tij çek Miroslav Serban në një ndeshje të zhvilluar në Londër.

Në turneun e zhvilluar në kryeqytetin anglez, arena ishte e mbushur me shqiptarë ku nuk mungonin plisat e flamujt kuqezi.

Marku dominoi të 6 raundet e takimit edhe pse nuk arriti ta rrëzonte kundërshtarin. Në fund, ai triumfoi me pikë 65 me 55 kundër boksierit çek.

Kjo ishte fitorja e pestë në po kaq ndeshje për Markun në boks, pas eksperiencës me katër duele dhe po kaq fitore në Artet Marciale Mikse. Ai ka gjithashtu 102 triumfe dhe vetëm 4 humbje në kick-box.

A2 CNN Livestream

Dita jonë