Irani kërcënoi me luftë, SHBA dërgon trupa në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën planet për të dërguar trupa ushtarake në Arabinë Saudite, pas sulmeve mbi rafineritë e naftës atje. Lajmin e dha Sekretari për Mbrojtjen, Mark Esper, i cili tha se detyrat e personelit ushtarak do të jenë “mbrojtëse”.

Numri total i ushtarëve që do të dërgohen në Mbretërinë aleate të SHBA nuk u bë publik, por vendimi u mor pasi rebelë Houthi nga Jemeni, të mbështetur nga Irani, pranuan se kishin sulmuar dy rafineri nafte javën e kaluar. SHBA dhe Arabia Saudite kanë fajësuar drejtpërdrejt Iranin për këtë sulm.

Të premten, Presidenti Trump shpalli se do të vendoste sanksione të reja ndaj Iranit, edhe pse tha se donte të shmangte konfliktin ushtarak. Sanksionet e reja do të përqendrohen te ana financiare, ku në shënjestër do të jetë Banka Qendrore e Iranit.

Sipas “The New York Times”, Sekretari Esper ka deklaruar se për momentin nuk është marrë në konsideratë një sulm ushtarak ndaj Republikës Islamike. Një ditë më parë, ministri i Jashtëm iranian, Jaëad Zariv, në një intervistë ekskluzive për CNN, tha se do të shpërthente një luftë totale, nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin.

Shkarkoni aplikacionin e A2