Ish-lojtari i Manchester United lë futbollin vetëm 31 vjeç

The Manchester United soccer team poses for photographs before their Champions League final soccer match against Barcelona at the Olympic Stadium in Rome May 27, 2009. They are (L-R, back row) Edwin van der Sar, Nemanja Vidic, Rio Ferdinand, John O'Shea, Anderson, Cristiano Ronaldo, (L-R, front row) Ryan Giggs, Michael Carrick, Wayne Rooney, Patrice Evra and Park Ji-sung. REUTERS/Darren Staples (ITALY SPORT SOCCER)

Ish-mesfushori i Manchester United, Anderson, është tërhequr nga futbolli i luajtur edhe pse është vetëm 31 vjeç. Vendimin e zbuloi skuadra me të cilën braziliani luante deri tani, Adana Demirspor. Ai gjithsesi do të vazhdojë të qendrojë në skuadër pasi i është caktuar një detyrë jashtë fushe dhe ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës.

Presidenti i klubit Murat Sancak tha për një radio turke: “Pasi nuk u përfshi në planet e skuadrës vendosi të lërë futbollin dhe të nisë punën e re. Pranoi uljen e rrogës nga 600 mijë euro në 200 mijë. Besoj se do të bëjë një punë shumë të mirë për ne sidomos për marrëdhëniet me jashtë”.

Ai mbërriti te United në vitin 2007 si një i ri premtues, duke shënuar një penallti në finalen e Champions League të vitit 2008, të fituar nga “Djajtë e Kuq”. Gjithashtu fitoi katër tituj kampion në Angli në tetë vite që luajtur aty. Me kombëtaren braziliane luajti vetëm 8 ndeshje duke fituar Kupën e Amerikës në vitin 2007.

Shkarkoni aplikacionin e A2