Ishull Lezhë, 32-vjeçari shtyp me dashje ish kunatin në biçikletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një person dyshohet se ka aksidentuar me dashje bashkëshortin e motrës, ndërkohë që ky po lëvizte me biçikletë.  Si pasojë, shtetasi Y.M ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, dhe autori i dyshuar është shtetasi A.K. 32- vjeçar nga Mamurrësi, i cili sipas hetimeve të policisë kishte konflikte të mëparshme, të shkaktuara ndoshta nga divorci i viktimës me motrën e personit që është shpallur në kërkim.

Shkarkoni aplikacionin e A2