Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koha ndalet për Jennifer Lopez, shkëlqen me fustanin e 20 viteve më parë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 09:39 | Showbiz

Jennifer Lopez mahniti të gjithë në sfilatën pranverë – verë 2020 të Versace-s, duke shkëlqyer në pasarelë me një version të përmirësuar të fustanit të famshëm të veshur prej saj fillimisht në Çmimet Grammy të vitit 2000.

Këngëtarja 50-vjeçare ishte e ftuara e nderit e Donatella Versace-s në sfilatë, duke eklipsuar supermodelet më në zë të momentit, si motrat Hadid, Irina Shayik apo Kendall Jenner. Fustani shumëngjyrësh, ku dominon e gjelbra, kishte disa përmirësime, duke zbuluar edhe më shumë nga fiziku perfekt i Lopez, aq sa dukej sikur koha ishte ndalur në vitin 2000, kur ajo e veshi fustanin për herë të parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë