LSI: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë në terren, nuk ka informacione për qytetarët

Lëvizja Socialiste në Integrim ka lëshuar menjëherë kritika në adresë të qeverisë për mënyrën e reagimit të saj pas situatës së krijuar nga tërmeti i fuqishëm. Përmes një deklaratë për shtyp LSI deklaron se qeveria nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka ofruar asnjë ndihmë në terren apo familjet e dëmtuara.

Sipas LSI, qeveria në vend që të informojë qytetarët se si të kujdesen për veten, qeveria njofton vetëm për anulimin e një udhëtimi të Ramës. Në komunikatën e LSI nuk lihet pa u përmendur dhe godina e Teatrit Kombëtar për të cilën thotë se nuk iu thye asnjë xham.

Deklarata e Lëvizjes Socialiste për Integrim

“Ndërkohë që qytetarët e Tiranës edhe Durrësit janë rrugëve në panik, e vetmja masë e marrë që lajmërohet nga qeveria është anullimi i një udhëtimi të Ramës. As shpallja e emergjencës kombëtare, as ndihmë në terren për faniljet e dëmtuara, as informacion për qytetarët si të kujdesen për veten.Ku janë zonjat ministre që bënin humor në parlament, si do justifikohen para shqiptarëve, ku do gjenden fondet për të dëmshpërblyer familjet?

Urojmë që të mos ketë më lëkundje e dëmet të jen të pakta, ndërsa lutemi për shëndetin e 30 qytetarëve të plagosur. Ps. Ndërkohë në Teatrin e “rrezikshëm” Kombëtar nuk është thyer asnjë xham!

Shkarkoni aplikacionin e A2