Manaj pa frena, gol në derbin me Baren

Sulmuesi Rey Manaj tregoi edhe njëherë formën e mirë që po kalon gjatë këtij sezoni.

Pas paraqitjes mbresëlënëse me Kombëtaren në ndeshjen me Islandën, futbollisti lushnjar ishte protagonist dhe në fitoren e fundit që ekipi i tij Albacete arriti përballë Malagës në Segunda Division.

Manaj në këtë ndeshje shënoi dhe golin e fitores në minutën e 66 të takimit falë një pasimi të Fuster. Duhet thënë se për Manaj ndeshja sotme ishte e veçantë pasi e vuri atë përballë futbollistit tjetër të Kombëtares, Keidi Bare.

Shkarkoni aplikacionin e A2