Manastirliu viziton të lënduarit te Trauma: Situata në kontroll

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një vizitë në Spitalin e Traumës për të parë nga afër personat e lënduar nga tërmeti dhe masat e marra për përballimin e kësaj situate.

Sipas ministres Manastirliu, situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat janë gatishmëri. Deri tani shërbimi i urgjencës ka marrë mbi 200 telefonata nga persona që kanë nevojë për ndihmë.

“Situata paraqitet e qetë, po bëjmë ekzaminimet e nevojshme. Një rast është dërguar për ekzaminime te mëtejshme, Të gjitha strukturat janë në gatishmëri, spitalet kanë staf shtesë. Qendra e Urgjencës Kombëtare po punon intesifikisht. Janë 200 telefonata nga qytetarët që kanë marrë kërkuara ndihmë mjekësore. Duhet të ruajmë qetësinë, vlerësimet do të bëhen hap pas hapi. Kemi të dhëna dhe nga Durrësi. Në spitalin e Durrësit raportohet se 15 persona kanë marrë ndihmë”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Shkarkoni aplikacionin e A2