Meta paralajmëroi për tërmetet, reagon Presidenca – A2

Meta paralajmëroi për tërmetet, reagon Presidenca

IMG 20190921 165659 906 600x338

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin pasditen e së shtunës. Kreu i Shtetit deklaron se po e ndjek situatën me vëmendje dhe shpreson që të ketë sa më pak dëme

Reagimi i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim”