Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

MIE për tërmetin: U stakua përkohësisht energjia, u dëmtua një magazinë në port

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 21:50 | Aktualitet
MIE për tërmetin: U stakua përkohësisht energjia, u

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë të jenë në gatishmëri që nga momenti i rënies së tërmetit për të evidentuar dëmet e mundshme në infrastrukturës apo energji dhe riparimin e tyre.

“Nuk ka pasur dëmtime serioze apo bllokime të akseve kombëtare rrugore. Në momentet e para pas tërmetit janë shkaktuar probleme në nënstacionet e zonës së Durrësit. Ka pasur stakime të transformatorëve dhe linjave 110 Kv që i furnizojnë ato, por me ndërhyrjen e grupeve të OSHEE janë kthyer të gjithë në gjendje pune. Në Portin e Durrësit ka pasur një dëmtim të lehtë të magazinës 4-5 në Terminalin perëndimor, por pa rrezik përkeqësim të situatës”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

MIE fton qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 për çdo nevojë që kanë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani