Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ndryshon ligji për diplomacinë, zëvendësministri Xhafaj: Kufizojmë ndërhyrjet nga jashtë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 14:34 | Politikë
Ndryshon ligji për diplomacinë, zëvendësministri Xhafaj:

Ndryshon ligji për shërbimin diplomatik. Ministria e Punëve të Jashtme po punon mbi rishikimin e ligjit dhe paketa e rishikuar do jetë gati brenda tetorit. Zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, shpjegon për A2 ndërhyrjet kryesore.

“Ndryshon trajtimi i shërbimit të jashtëm, duke futur edhe familjarët e ambasadorëve apo diplomatëve. E dyta, do të fuqizohet akademia diplomatike dhe funksionet e Ministrisë për të promovuar diplomatë të rinj, si dhe për të limituar ndërhyrjet nga jashtë dhe për të fuqizuar edhe më tej sistemin diplomatik”, thotë Xhafaj.

Ndryshimet do te prekin edhe raportin mes ambasadoreve që vijnë nga shërbimi i jashtëm dhe atyre jashtë sistemit. “Praktika e emërimit të ambasadorëve politikë njihet dhe zbatohet edhe nga shtete të fuqishme, si SHBA”, shtoi Xhafaj.

A2 e pyeti Xhafajn edhe për vendimin e pritshëm të Brukselit për hapjen e negociatave. Zëvendësministri thotë se Shqipëria i ka plotësuar kriteret për të marrë një “po”: “E gjithë ajo që duhet të bëhej nga Shqipëria, që për të qenë të sinqertë ka qenë shumë më e vështirë se ajo që kanë bërë vende të tjera të cilat kanë hapur negociatat. Siç tha edhe Presidenti (i Këshillit Europian, Donald) Tusk, nuk kemi pse t’i kërkojmë ndere askujt”, thotë zëvendësministri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani