Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një “duel” që në 8 të mëngjesit, qëllojnë njëri-tjetrin me armë pranë shkollës fillore

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 13:09 | Kapur në kamera

Kamerat e sigurisë në një rrugë në Çester, Pensilvani, kanë filmuar çaste dramatike ku dy persona të armatosur qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit, duke vrapuar rreth një makine. Në sfond shihen fëmijë të vegjël të një shkolle aty pranë që vrapojnë për të shpëtuar nga plumbat.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi të premten në mëngjes, rreth orës 8:00 me orën lokale. Në video shihen se si dy burrat nxjerrin pistoletat sapo shohin njëri-tjetrin dhe fillojnë të qëllojnë. Autoritetet kanë identifikuar vetëm njërin prej tyre ndërsa po punojnë për të kapur edhe personin tjetër të përfshirë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani