Rikthehen protestat në Egjipt, mijëra vetë kërkojnë largimin e Presidentit Al-Sisi

Mijëra vetë kanë dalë në protestë në rrugët e Kajros dhe qyteteve të tjera në Egjipt, prej të premtes, me slogane kundër Qeverisë, në një grevë të përgjithshme kundër korrupsionit. Protestat kanë qenë të rralla në Egjipt që pas rrëzimit nga pushteti të Muhamed Mursi në vitin 2013 dhe drejtimit të vendit nga Presidenti Al-Sisi.

Forcat e policisë tentuan të shpërndajnë turmën e protestuesve përmes gazit lotsjellës. Protesta më pak të dhunshme u mbajtën në Aleksandri, Suez në Detin e Kuq, sikurse dhe në qytete të tjera më të vogla. Për 2 vite me radhë, sheshi Tahrir në qendër të Kajros u shndërrua në sheshin simbol të protestave, kundër regjimit të Honsi Mubarak. Autoritetet vendase nuk kanë bërë të ditur numrin e të arrestuarve ndërsa protestuesit bëjnë thirrje për bashkimin, në protestën që ashtu si në 2013, mund të rrëzojë qeverinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2