Rikthim në politikë? Tahiri: Nuk e ka në dorë as partia dhe askush brenda saj

raa tahiri 1100x620
Kryeministri Edi Rama dhe Saimir Tahiri, kur ishte ministër i Brendshëm.

Saimir Tahiri tha se është ende herët për të folur për një rikthim të tij në politikë, pasi prioriteti i tij mbetet zbardhja e asaj që ai e quajti historinë e jetës së tij.

“Rikthimi nuk do të jetë patjetër në Qeveri ose qeverisje. Nuk e kam menduar këtë çështje tani, jam duke u përpjekur t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Se çfarë do të bëj më pas nuk e ka në dorë as partia dhe askush brenda saj”, tha Tahiri.

Ish-kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën tha se nuk ndihet kurban i Reformës në Drejtësi, që votoi po vetë. “Të garantoj se ka pasur dhe ka, në Parlament, jashtë Parlamentit, në Qeveri, jashtë saj, njerëz që janë kurban, edhe pse nuk e kanë parë kurrë derën e burgut. Kam njohur edhe burra që kanë bërë burg që janë të lirë, sepse janë të lirë në mendje”.

Tahiri shtoi se nuk ka marrë asnjë mesazh nga Kryeministri Rama pas dhënies së vendimit. “Drejtësinë po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve, pa parti, pa politikë”, u shpreh ai.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte