Situata nga tërmeti, Rama mbledh qeverinë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në mbrëmje qeverinë në një takim të jashtëzakonshëm për situatën pas tërmetit.

Mbledhja pritet të zhvillohet në mesnatë sapo kryeministri Rama të mbërrijë në Tiranë pas kthimit nga Frankfurti.

Më parë kryeministri Rama anuloi pjesëmarrjen në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të zhvillohej në Nju Jork

Shkarkoni aplikacionin e A2