Tërmeti, Ministria e Brendshme: Nuk ka të lënduar dhe as dëme

Ministria e Brendshme njofton se ka komunikuar me Drejtoritë Vendore të Policisë, Shërbimet Zjarrfikëse dhe Prefekturat, për t’u informuar në lidhje me pasojat e tërmetit.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Ministria e Brendshme deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale.

Ministria e Brendshme deklaron se strukturat janë në gadishmëri dhe i fton qytetarët që kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 112

Shkarkoni aplikacionin e A2