Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tërmeti, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin provizor sipas qarqeve

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 20:49 | Aktualitet
Tërmeti, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin provizor sipas qarqeve

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka në një konferencë për shtyp ka bërë një bilanc të pasojave të tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë ditën e sotme.  

Sipas ministres, tërmeti ka rënë në 16.05 me magnitudë 5.8 të shkallës Richter, me intensitet 7-8 ballë në epiqendër, me goditjen kryesore që është pasuar nga lëkundje me magnitudë më të ulët.

https://a2news.com/2019/09/21/manastirliu-viziton-te-lenduarit-te-trauma-situata-ne-kontroll/

“Sipas informacioneve paraprake, raportohet për 68 persona të lënduar lehtë, që janë kthyer në shtëpi pasi janë trajtuar nga stafi mjekësor. Tërmeti ka shkaktuar dëme materiale në Durrës dhe Tiranë, por janë kryesisht krisje në mure, edhe pse serioziteti i dëmtimeve do të verifikohet nga grupet e ekspertëve në terren”, vijoi ministrja.  

https://a2news.com/2019/09/21/meta-jemi-ne-kushtet-e-nje-vigjilence-te-vazhdueshme-ky-eshte-rajon-problematik/

Sipas ministres, në qarkun e Tiranës ka patur 46 banesa të dëmtuar si dhe 3 pallate, kryesisht në zonat e Astirit, Dajtit, Kasharit, Komunës të Parisit, Zall Herrit, dhe Njësive 2 dhe 6.

https://a2news.com/2019/09/21/meta-jemi-ne-kushtet-e-nje-vigjilence-te-vazhdueshme-ky-eshte-rajon-problematik/

Në Qarkun Durrës, ka dëme në 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht të vjetra. Në Librazhd, janë dëmtuar 7 banesa, ndërkohë në Dibër, pikërisht në Xibër 4 banesa janë dëmtuar 4 banesa, ndërsa njëra u rrënua plotësisht.

https://a2news.com/2019/09/21/termeti-me-i-forte-i-20-30-viteve-te-fundit-godet-shqiperine/

Në Qarkun e Beratit raportohet paraprakisht vetëm për një banesë të prekur nga lëkundjet, në Lezhë banesat janë 4, ndërsa në Fier evidentohen për momentin 4 banesa të dëmtuara në Lushnje dhe Fier Shegan, ndërkohë që nuk regjistrohen dëme në puset e naftës.   

https://a2news.com/2019/09/21/sizmiologu-ormeni-termeti-me-i-forte-ne-40-vite-60-lekundje-te-lehta-pas-te-pares/

A2 CNN Livestream

Dita jonë