Tërmeti, pasoja edhe në Elbasan, dëme të shumta në Librazhd

Tërmeti i rënë ditën e sotme raportohet se ka krijuar dëme të shumta në banesa, kryesisht ato të vjetra. Sipas emergjencave civile mësohet se kanë pësuar çarje dy pallate në Elbasan dhe një shtëpi e vjetër në lagjen Kala.

Dëme të shumta banesash raportohen në disa shtëpi në Librazhd, konkretisht në Orenje, Polis dhe Lunik. Në bashkinë e Cërrikut në fshatin Gjyralë një banesë ka pësuar çarje.

Edhe në Peqin raportohen banesa të prishura. Emergjencat civile janë duke evidentuar një për një të gjitha dëmet.

Shkarkoni aplikacionin e A2