Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U akuzua për spiunazh, Liverpool i jep 1 milionë paund klubit kundërshtar

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 15:46 | Futboll

Liverpool ka paguar klubin kundërshtar, Manchester City, 1 milionë paund për të mbyllur me marrëveshje akuzat se arkiva online e të dhënave të zbuluesve të talenteve ishte vjedhur.

Marrëveshja e fshehtë pretendohet se është arritur në vitin 2013, pasi City punësoi një ekspert për spiunazhin kompjuterik për të verifikuar nëse thyerja e sistemit kishte ndodhur. Sipas “Times”, për këtë vepër u akuzuan punonjës të Liverpool. Pagesa u krye në mënyrë që City të tërhiqte ankesën zyrtare që kishte bërë ndaj Liverpool, edhe pse askush prje të akuzuarve, ose klubi, nuk e pranuan që kishin hyrë në sistemin e të dhënave të City-t.

Sipas “Times”, në atë kohë, City nxitoi të firmoste me brazilianin Fernandinho nga Shakhtar Donets, dhe spanjollin Jesus Navas nga Sevilla, pasi zbuloi ndërhyrjen. Shqetësimet nisën kur City zbuloi se edhe Liverpool ishte interesuar për lojtarin e ri të Real Zaragoza, Paolo Fernandes. Të dy klubet u interesuan për lojtarin, por ai firmosi për City-n në vitin 2017 dhe tani është huazuar te Perugia në Itali. Deri tani, as City e as Liverppol nuk kanë komentuar mbi lajmin e “Times”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani