Xhafaj pëlqeu reagimin e ambasadorit britanik, Tahiri: Unë e di se kë kam rrotull

Pasuesi i Tahirit në postin e ministrit të Brendshëm, kishte pëlqyer reagimin në Twitter të ambasadorit britanik i cili e quante mungesën e dënimit për akuza më të rënda ngre dyshime. “Nuk dua të komentoj sepse është ekip tjetër ai që merret me “likes” dhe “shares”. Por e di shumë mirë se kë kam rrotull”, tha Tahiri.

I pyetur nëse në fjalët e tij në Gjykatë kur tha se “unë jam këtu për një makinë ndërsa të tjerët nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit trafikantë”, e kishte fjalën pikërisht për zotin Xhafaj, Tahiri u përgjigj: “Nuk hyj te njerëzit që thotë një gjë dhe nënkupton diçka tjetër. Po të mendoja ca nga ato që thatë ju, do t’i thosha hapur. Për ca të tjera që mendoj, do të pres ditën”.

Duke komentuar reagimet e ambasadave, ish-ministri i Brendshëm, tha: “Janë dekurajuese edhe për mua. E theksoj që në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate”.

Shkarkoni aplikacionin e A2