Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zëvendësministrja e Brendshme: Nuk ka viktima, policia në gatishmëri

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 18:23 | Aktualitet
Zëvendësministrja e Brendshme:  Nuk ka viktima, policia në

Zëvendësministrja Romina Kuko në linje telefonike me A2 konfirmoi që fatmirësisht nuk ka viktima si pasojë e lëkundjeve sizmike. Duke i bërë apel për qetësi qytetarëve, Kuko nënvizoi se “policia ka kaluar në gatishmëri, thirrja për qytetarët është kontrolli për të moshuarit që rrinë vetëm”.

Sipas Kukos, “Jemi duke vlerësuar demet, por fatmirësisht nuk kemi viktima. Kemi disa persona qe janë paraqitur në Spitalin e Traumës, por nuk kemi viktima”.

https://a2news.com/2019/09/21/ministria-e-shendetesise-kushdo-te-qe-ka-nevoje-per-ndihme-te-telefonoje/

Është e rëndësishme sipas zëvendësministres që  “Shtabi i Emergjencave është ngritur dhe sallat e komandimit kanë komunikuar me specialisët e zonave për të pasur një rapot më të detajuar të dëmtimeve”.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë