Boçi: Bashkia Tiranë, rrëmbyesja që bën si bamirëse

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka uzurpuar funksionin e rektorit të UT, duke urdhëruar mbledhjen e Senatit.

“Nëpërmjet anëtarit të këshillit bashkiak, në konflikt interesi si anëtar Senati, Bashkia Tiranë urdhëron mbledhjen e Senatit, duke uzurpuar funksionin e Rektorit dhe një të tretës së anëtarëve të Senatit.

Madje përcakton dhe rendin e ditës e dikton dhe Administratorin!!!!? Në dukje qëllimi shfaqet si i mirë si në çdo propagandë, por në realitet eliminon autonominë universitare në zemrën e vetë autonomisë, në Senat dhe shpërfill Rektoratin. Tërmeti është thjesht sebepi për të vënë nën kontroll dhe presion Senatin dhe Universitetin. Senati, në raste të zakonshme ose të jashtëzakonshme, sipas nenit 32, pika 5,6,  të Statutit dhe Ligjit të Arsimit të lartë, mblidhet nga Rektorin ose nga një e treta e anëtarëve.  Rendi ditës në raste emergjente aprovohet me 2/3 e anëtarëve. Askush tjetër nuk ka të drejtë qoftë anëtar i Këshillit ky”, u shpreh Boçi.

Më tej, Boçi thotë se bashkia mos të bëjë kot rolin e bamirëses për disa tulla, ndërkohë që i grabit UT 15 ha të Kopshtit Botanik.

Shkarkoni aplikacionin e A2