Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Flamurtari dhe Laçi shënojnë 6 gola në një stadium të boshatisur

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 19:12 | Futboll
Flamurtari dhe Laçi shënojnë 6 gola në një stadium

Në një stadium të boshatisur nga tifozët, Flamurtari dhe Laçi kanë barazuar në shifrat 3-3, duke ndarë nga një pikë.

Në fakt, tifozët vlonjatë kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë parë dyert e stadiumit mbyllur, por vetë presidenti Idrizi ka konfirmuar se, sipas policisë, stadiumi i Vlorës nuk i përmbush kriteret për disa shkurre jashtë stadiumit, por edhe për shkak të mungesës së policisë private në stadium.

Jashtë kamerave, Idrizi ka theksuar se është kërkuar prania e 50 policëve privatë, në rast të kundërt policia nuk e monitoron, ndaj dhe është vendosur mbyllja e stadiumit, duke lënë tifozët të zhgënjyer që prisnin të ishin të pranishëm në stadium.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së tifozëve, Flamurtari dhe Laçi kanë zhvilluar një ndeshje të bukur ku u shënuan 6 gola, por pa fitues.

Pika e parë për vlonjatët që vinin pas katër humbjesh, aty ku trajneri Dritan Sadedini ka konfirmuar se ishte rezultat i drejtë, duke shpresuar në vijim te skuadra e Flamurtarit se ka më shumë mundësi për të shkuar te rezultatet pozitive.

Zhgënjim e ka cilësuar barazimin trajneri i Laçit, Sulejman Starova, ku sipas tij, qëllimi ishte vetëm fitorja, duke parë gjendjen e Flamurtarit dhe duke treguar se skuadra e tij ka ende mangësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë