Liverpool i pathyeshëm, mposht edhe Chelsea-n

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë në grupe të Champions League ndaj Napolit, kampionët r Liverpool nuk dinë të ndalen në Premier League, duke marrë këtë herë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Chelsea-t.

Londinezët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por të besuarit e Klopp u treguan cinik në këtë 90 minutësh, duke triumfuar me rezultatin 1-2.

Arnold dhe Firmino e vulosën ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola mjaft të bukur. Në 45 minutat e dyta, të “Blutë e Londrës” luajtën mirë, por arritën të shënojnë vetëm një gol me Kante, duke mos arritur të ndalnin “The Reds”, që pas 6 javëve të parë janë në krye të Premier League me 6 pikë të plota.

Po këtë të diel, Arsenali u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-2 Aston Villa-n. Për t’u theksuar është fakti që skuadra e Emery luajti më shumë se një pjesë loje me një lojtar më pak dhe sërish gjeti forca për të triumduar në këtë 90 minutësh.

Shkarkoni aplikacionin e A2