Mblidhet shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës: 63 pallate të dëmtuar

Thuajse 24 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, është mbledhur shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës.

Mbledhja, e cila po zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak, po drejtohet nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili kërkoi fillimisht një raportim për situatën.

Veliaj u shpreh se nëse do të ketë nevojë për strehim më të gjatë, atëherë të përdoren konviktet. “Të pastrohet një nga konviktet në Qytetin Studenti, të bëhet gati dhe ta kemi si plan rezervë”, tha Veliaj.

Në mbledhje u raportua gjithashtu se në kryeqytet janë dëmtuar pjesërisht 420 banesa, nga të cilat 63 pallate me dëmtime të ndryshme. Po ashtu janë dëmtuar edhe 4 objekte arsimore, që kanë pësuar çarje muresh e dëmtime të tjera.

Ndërkohë, në orën 18:00 pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e një fondi emergjence për banorët e prekur nga tërmeti.

Shkarkoni aplikacionin e A2