Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e ri: Vetëm 10 qytetarë në vëzhgim mjekësor

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mëngjesin e së dielës, në vëzhgim mjekësor pas tërmetit të fortë që goditi vendin ditën e shtunë, janë vetëm 10 persona.

“Vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në Spitalin e Traumës, në QSUT dhe në Spitalin e Durrësit. Në këto spitale kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në Spitalin e Traumës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 7 qytetarë që po marrin shërbim në Spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në Spitalin e Durrësit”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2