Rama shpjegon plasaritjet: Nuk janë probleme strukturore të ndërtesës, mos u shqetësoni

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me prefektët në Ministrinë e Mbrojtjes, deklaroi se është shumë e rëndësishme që njerëzit të qetësohen në lidhje me plasaritjet që janë vënë re në banesat e tyre.

“Gjëja kryesore është që njerëzit të dëgjojnë që plasaritjet nuk janë probleme strukturore. Edhe Kryeministria është plasaritur, por nuk ka probleme strukturore. Gjëja e parë që ndodh nga një hemorragji është shfaqja e shenjave në lëkurë. Kështu është edhe situata me suvanë. Duke dëgjuar e kam mësuar këtë gjë dhe kjo u duhet përcjellë njerëzve. Plasaritjet nuk duhet t’i shqetësojnë. Për çarjet e pallateve, duhet parë nëse është fuga sizmike ajo që ka funksionuar duke amortizuar. Nëse ka çarje të strukturës, jemi në kushtet që duhet të parandalojmë rrezikun. Sot nuk jemi në kushtet e rrezikut eminent”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2