Ribery shënon supergol, por Fiorentinës i ikën fitorja nga duart ndaj Atalantës

ribery 1100x620

Edhe pse është në moshën 36-vjeçare, Franck Ribery, vazhdon të luajë në nivele të larta. Ai u largua nga Bayerni në merkaton e verës duke e vazhduar karrierën e tij te Fiorentina ku menjëherë po kthehet në protagonist.

Francezi ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e Montella-s në transfertën e vështirë të Atalantës. Megjithatë edhe pse ai gjeti rrugën e rrjetës dhe skuadra ishte në avantazhin e dy golave deri 6 minuta nga fundit, Atalanta bëri mrekullinë duke barazuar rezultatin.

Chiesa realizoi fluturimthi në pjesën e parë pas një goditje nga këndi, duke i dhënë avantazhin Fiorentinës.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte Ribery që gjeti golin e parë të tij në Itali, duke dyfishuar shifrat. Por Ilicic dhe Castagne në minutën e pestë të shtesës i hoqën nga duart Fiorentinës fitoren e parë në këtë sezon, duke e lënë atë në vendin e fundit me vetëm dy pikë pas 4 ndeshjeve.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte