Spanjollët nuk kapin vetëm demin nga brirët

Spanjollët e kanë traditë të kapin demin nga brirët, por ia kanë dalë edhe me drerin.

Një skuadër çiklistësh nga Granada ka ndërprerë stërvitjen e saj kur pa se një dre kishte rënë në një pellg me ujë dhe nuk po dilte dot, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë në Spanjë ditët e fundit.

Çiklistët në fillim u munduan të ndërtonin një platformë që dreri të ngjitej, por nuk ia dolën. Më pas, përdorën një litar, por që u këput.

Në fund, duke parë që edhe kafsha ishte lodhur dhe po mbytej, vendosën që ta kapnin nga brirët dhe ta ngrinin. Me vështirësi, ata arritën që ta nxirrnin drerin nga pellgu.

Shkarkoni aplikacionin e A2