Tërmeti “shkundi” Shqipërinë, Mogherini: BE e gatshme të ofrojë ndihmë

Tërmeti që goditi të shtunën Shqipërinë ka bërë të reagojnë edhe liderët europianë, duke shprehur solidaritet me vendin tonë e po ashtu duke ofruar edhe ndihmë.

E fundit është shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila i ka shprehur solidaritet Ramës për situatën e krijuar.

Në mesazhin e saj, Mogherini uron shërim të shpejtë për të gjithë lënduarit, ndërsa nënvizon edhe gatishmërinë e Bashkimit Europian për të ofruar ndihmë, duke përfshirë edhe mekanizmat e mbrojtjes civile.

Tërmeti i një dite më parë dëmtoi me qindra ndërtesë, ndërsa shkaktoi edhe disa të plagosur.

Shkarkoni aplikacionin e A2