Tragjedi në ujë, mbytet gjatë propozimit për martesë

Duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së tyre, por ka përfunduar në një tragjedi. Një amerikan u mbyt, ndërsa po i bënte një propozim nën ujë, të dashurës së tij gjatë pushimeve në Tanzani.

Steven Weber dhe Kenesha Antoine po qëndronin në një kabinë të zhytur në ujë në Manta Resort, të ishullit Pemba.

Një video e filmuar nga vetë e dashura, e cila gjendej brenda dhomës, e tregon të riun teksa vendos pas dritares se kabinës një letër ku shkruhej propozimi për martesë.

Në një moment, Steven nxjerr edhe unazën, por fatkeqësisht Kenesha nuk e vendosi kurrë në gisht, pasi ai nuk doli dot nga uji. Dhoma nënujore kushtonte 1700 dollarë nata dhe çifti kishte prenotuar për 4 netë.

Shkarkoni aplikacionin e A2