Vasili: Qeveria, 4 orë “show” në media. Shqiptarët kanë nevojë për njerëz në terren

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi në një komunikim me mediat se qeveria ka “konsumuar sot mbi 4 orë në media”, në vend që të ishte në terren pas tërmetit të fortë të ditës së djeshme.

“Qeveria sot ka konsumuar orë të tëra, mbi 4 orë në media. Shqiptarët nuk kanë nevojë për “show”, por për njerëz në terren dhe komunikim operativ. Nuk kanë nevojë që prefektët të mblidhen bashkë nga kryeministri, pasi ndarja e punës duhet të ishte mbaruar që mbrëmë. Kryeministri bën specialistin e ndërtimit në vend që të bëjë punën e tij”, tha Vasili.

Më tej, nënkryetari i LSI-së shtoi se “reagimi i parë duhet të ishte shpallja e emergjencës civile”.

“Kryeministri nuk duhet të na lodhë me teorira të sigurimit të banesave, por të thotë sa milionë janë në dispozicion të kësaj situate. Që dje duheshin evidentuar dëmet”, deklaroi Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2