Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

A duhej shpallur emergjenca pas tërmeteve? Dyrmishi: Ka një plan të qartë veprimi

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 10:47 | Aktualitet
A duhej shpallur emergjenca pas tërmeteve? Dyrmishi: Ka një plan

Situata e krijuara nga tërmetet dhe reagimet pas tyre është diskutuar gjerësisht dhe në edicionin e orës 09:00 në A2 me ekspertin për çështjen e sigurisë, Arjan Dyrmishi.

Analisti Dyrmishi foli për akuzat dhe kundër akuzat e lëshuara në orët e fundit se qeveria duhet të shpallte gjendjen e emergjencës për shkak të tërmeteve. Ai deklaroi se kjo çështje nuk duhet të kthehet në politike dhe se ka një plan shumë të mirë veprimi, i cili e përcakton shumë qartë se kur duhet të shpallet emergjenca.

“Çështja e shpalljes së emergjencës civile nuk duhet të bëhet politike është më shumë çështje teknike sepse ka një plan veprimi i cili i ka mbijetuar disa qeverive që nga viti 2004. Sigurisht që planet dhe mund të rishikohen, por mendoj që ai është një plan i mirë. Ka metodologji për të përcaktuar shkalla e dëmeve, vëllimi, njerëzit e dëmtuar se kur mund të shpallet emergjenca. Shpallja e emergjencës presupozon mbylljen e disa aktiviteteve të tjera për t’u fokusuar tek  ky aktivitet. Tani jemi në fazën e verifikimit të dëmeve dhe planit për riparimin e tyre”, deklaroi eksperti Dyrmishi në studion e A2.

A2 CNN Livestream

Dita jonë