Alarm për bombë në aeroportin e Manchester – A2

Alarm për bombë në aeroportin e Manchester

Një alarm për bombë në aeroportin e Manchester ka vënë në gatishmëri të gjithë policinë britanike e cila ka shkuar në vendngjarje dhe rrethoi të gjithë zonën.

Pas kontrolleve të imtësishme të zonës, autoritetet zbuluan një pako të dyshimtë të cilës iu bë një shpërthim i kontrolluar nga forcat e xhenios.

Aktualisht fluturimet nga ky aeroport nuk janë ndalur, por ka probleme me transportin e pasagjerëve drejt aeroportit, pasi tramvajet, trenat dhe autobusët janë pezulluar përkohësisht.

Policia britanike bën me dije se ka arrestuar një person për alarmin me bombë dhe nuk jep detaje të mëtejshme.